Në ditët e fundit mediet italiane i kanë dhënë zë një tjetër problemi me një anëtarë të familjes Schillaci. Totò ka qenë në spital për ditë të tëra në luftë për jetën ndërsa në pozita të vështira është edhe kushuriri i tij, Maurizio. Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Lazio-s, i cili është i pastrehë dhe jeton në një shesh të Palermos. Në mediet italiane disa persona kanë ngritur zërin duke kërkuar ndihmë për Maurizio Schillaci, i cili ndodhet në spital pasi ka probleme të mëdha me shëndetin.
sfidanti.al