Cristiano Ronaldo i përgjigjet kritikëve: Jam ende një aset!

Portugalia ka nisur grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve në Ligën e Kombeve, kundër Kroacisë dhe Skocisë. E gjithë vëmendja ishte te C.Ronaldo, me legjendën luzitane që përfundoi në qendër të kritikave për shkak të rendimentit të tij të dobët gjatë “Euro2024”. Në konferencë për shtyp, Ronaldo theksoi edhe një herë se ndihet ende i vlefshëm për ekipin përfaqësues.

“Ajo që ndjej në këto momente është se e shoh veten sërish të vlefshëm për ekipin përfaqësues. Kur ta kuptoj se nuk jam më një aset, burim për këtë grup, për këtë përfaqësuese, atëherë do të tërhiqem. Unë e di se çfarë ndjej, se çfarë jam ende i aftë të bëj. Unë mendoj gjithnjë, se deri në ditën e fundit të karrierës se do të jem titullar. Gjithnjë i kam respektuar zgjedhjet e trajnerit, mbase jo gjithmonë, por kjo ka ndodhur kur ata janë sjell keq ndaj meje. Në çdo rast që do të ketë etike ndaj mese, sjellje profesionale, unë do t’i respektoj gjithnjë trajnerët”, u shpreh Ronaldo.

sfidanti.al