Xherdan Shaqiri vendosi të largohej nga përfaqësuesja e Zvicrës, pas 125 ndeshjesh me këtë kombëtare. Pierluigi Tami, drejtori i helvetëve, në një intervistë të dhënë së fundmi, ka konfirmuar se do të mbahet një ceremoni përshëndetëse për Shaqirin dhe për Sommer e Schar, që gjithashtu u tërhoqën. “Ne do t’u themi zyrtarisht lamtumirë të treve në tetor në ndeshjen kundër Danimarkës. Nuk u befasova që disa lojtarë dhanë dorëheqjen nga Zvicra pa Evropianit”, ka thënë Tami.
sfidanti.al