Vinicius Jr vazhdon ‘luftën’ kundër racizmit

Sulmuesi brazilian i Real Madridit, Vinicius Junior ka folur përsëri për abuzimin racor, teksa ka paralajmëruar se nëse diçka e tillë ndodh gjatë ndeshjes atëherë lojtarët e Los Blancos largohen nga fusha. Vinicius Junior dëshiron t’i disiplinojë dhe edukojë të gjithë tifozët në stadiumet e futbollit, pasi po vazhdon luftën e nisur kundër racizmit.

“Në klub, ne flasim për abuzimin racor më shpesh. Jo vetëm unë, por të gjithë lojtarët thanë se nëse kjo ndodh, herën tjetër të gjithë duhet të largohen nga fusha, në mënyrë që të gjithë ata njerëz që kanë fyer duhet të paguajnë një dënim shumë më të madh”, ka thënë fillimisht Vinicius për CNN.

“Në rastin e asaj që ndodhi në Valencia, pas ndeshjes, pasi e menduam të gjithë thanë se gjëja e duhur është të largohesh nga fusha, por për shkak se ti je atje duke mbrojtur një ekip, ne e dimë se jo të gjithë në stadium janë racistë dhe ishin aty vetëm për të parë ndeshjen”.

sfidanti.al