Maqedonia e Veriut me shtatë shqiptarë në listë

Trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll, Bllagoja Milevski, shpalli listën e futbollistëve për dy ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve. Maqedonia e Veriut do të ndeshet kundër Ishujve Faroe (7 shtator) dhe Armenisë në Shkup (10 shtator), në përballjet për edicionin e ri të Ligës së  Kombeve.Në listën e trajnerit Blagoja Milevski për dy ndeshjet janë ftuar 26 lojtarët, ku shtatë nga ta janë shqiptarë. Grumbullimi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut është caktuar për 2 shtator në Shkup.

 

Lojtarët shqiptarë të ftuar nga Milevski:

Visar MUSLIU – Paderborn (Gjermani),

Ezxhan ALIOSKI – Al Ahli (Arabia Saudite),

Ahmed ILAZOVSKI – Hvidovre (Danimarkë),

Enis BARDHI – Trabzonspor (Turqi),

Agon ELEZI – Bochum (Gjermani),

Isnik ALIMI – Sepsi (Rumani),

Lirim QAMILI – Sonderjyske (Danimarkë)

sfidanti.al