17-vjeçari i Barcelonës mbyll sezonin

Barcelona mori fitoren e tretë në kampionat, duke konfirmuar formën e mirë. Megjithatë një dëmtim në fund të takimit, ka prishur atmosferën te katalanasit. Mbrojtësi Marc Bernal, pësoi një lëndim të rëndë në fund të sfidës me Rayo Vallecano. Pas një përplasje, lojtari 17-vjeçar ndjeu dhimbje të mëdha në gju dhe u largua mes lotësh nga fusha. Testet e kryera, kanë zbuluar një këputje të ligamentit të gjurit për talentin katalanas. Klubi ka njoftuar se Bernal do i nënshtrohet operacionit dhe më pas do të nisë fazën e rikuperimit. Sipas mediave pranë Barcelonës, sezoni për mbrojtësin është mbyllur, pasi dëmtime të tilla zgjasin shumë. Futbollisti 17-vjeçar, është zgjedhur nga trajneri Flick në tre ndeshjet e para të kampionatit, duke i besuar fanellën e titullarit.

sfidanti.al