Leclerc: Sainz do të më mungojë, edhe pse jemi urryer

Charles Leclerc ka dhënë një prononcim për portalin e “Formulës 1” dhe mes të tjerash ka treguar diçka më shumë rreth marrëdhënies së tij me shokun e skuadrës, Carlos Sainz.

“Do të më mungojë Carlos, ne shkojmë shumë mirë bashkë. Për fat të keq në këtë botë gjithçka është shumë e kontrolluar dhe gjithashtu ka edhe shumë kritika. Kemi shkuar mirë edhe pse në disa momente e kam urryer dhe ai më ka urryer pasi në Formula 1 kështu funksionon. Kur vendos kaskën në kokë je në një botë tjetër. Por gjithçka është ndrequr duke biseduar më pas”, tha monegasku.

sfidanti.al