Nikolas Nika bën një hap të madh në karrierë. Qendërmbrojtësi 18-vjeçar i ekipit të Flamurtarit është transferuar tek gjigantët kroatë të Dinamos së Zagrebit. Lojtari do të huazohet tek ekipi tjetër kroat NK Granciar deri në muajin dhjetor. Nika, del nga radhët e akademisë së Flamurtarit, teksa ka ndjekur ekipet zinxhir të akademisë vlonjate që prej moshës 6 vjeçare a deri në moshën 18 vjeçare. Pas kërkesës së agjentëve, Nika ka firmosur me ekipin e Dinamos së Zagrebit, ndërsa do luajë i huazuar deri në muajin dhjetor të këtij viti tek ekipi NK Granciar, që militon në ligat e ulëta kroate. Nikolas Nika, i ditëlindjes 03.05.2006, 185 cm, me pozicion qendërmbrojtës, është një tjetër talent kuqezi që premton të ardhme në futbollin europian.
sfidanti.al