Sinner “pushton” Amerikën

Mbetet ende një mister i këtij sporti. Janick Sinner gjithsesi nuk dëshiron të mendojë për asgjë tjetër, përveçse për të fituar, dhe ia ku erdhi suksesi i radhës. Tenisti italian triumfoi në Turneun Masters në Cinncinati, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke fituar finalen pas një ore e 36 minutash lojë. Rivali i tij amerikan, Frensis Tiafo, luftoi fort në setin e parë, por u dorëzua në të dytin. Amerikani ishte pranë fitores në setin e parë, ndonëse Siner nuk u dorëzua dhe ia doli. Kampioni 23-vjeçar vazhdon të tregohet shumë i aftë në ndeshjet finale, pasi ka fituar 15 të tilla nga 19 që ka luajtur në karrierë. Siner mbetet numri 1 në renditjen botërore për meshkuj, ndonëse për shumë muaj nuk i kishte përmbushur pritshmëritë. Pasi fitoi Grand Slemin në Australian Open vitin e kaluar, të gjithë menduan se italiani do të ishte ylli i ri i tenisit botëror, por spanjolli Alcaraz dhe Novak Djokovic u treguan më të fortë sesa ai. Ndoshta tani situata do të ndryshojë. Këtë do ta tregojë turneu i madh i radhës, US Open në New York ku Siner do të jetë favorit, por ku do të luajnë edhe Alcaraz e Djokovic.

sfidanti.al