Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin zviceran, në ndeshjen mes Zug dhe Zyrihut, e vlefshme për Kupën e Zvicrës. Babai i sulmuesit kosovar Labinot Bajrami ka fyer dhe më pas ka goditur me çadër trajnerin e Zyrihut, Muniz, pasi nuk ka qenë dakord me zëvendësimin e të birit. Lojtari u fut në fushë në minutën e 60-të dhe vetëm pas 19 minutash u zëvendësua, pasi nuk dëgjoi urdhrat e trajnerit Ricardo Moniz. Klubi zviceran ka reaguar me anë të një njoftimi zyrtar, duke dënuar ngjarjen dhe duke paralajmëruar veprime ligjore.
sfidanti.al