E rëndë në Spanjë, babai i Lamine Yamal goditet me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në periferi të Barcelonës, teksa babai i Lamine Yamal, Mounir Nasraoui është goditur me thikë. Sipas mediave të huaja, ai ka qenë protagonist në një sherr në një parking në zonën e Mataro, ku është goditur më pas me thikë nga një person ende i paidentifikuar. Mounir Nasraoui është shoqëruar menjëherë në spitalin e Kan Ruti të Barcelonës ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Sipas mediave, gjendja e tij është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Kujtojmë se Yamal është ylli 17-vjeçar që shkëlqeu me Spanjën në Europian ndërsa është pjesë e Barcelonës.

sfidanti.al