Pas një viti pushim dhe larg fushave të gjelbra, David De Gea përgatitet për t’u rikthyer mes shtyllave dhe këtë do ta bëjë nga Serie A, aty ku firmosi me Fiorentinën. Portieri spanjoll u shpreh se e pati të vështirë të qëndronte larg futbollit për një vit, ndërsa shtoi se e zgjodhi Fiorentinën për historinë dhe tifozët që i konsideroi të mrekullueshëm.
“Dua t’i falënderoj të gjithë, jam shumë i lumtur. Viti i kaluar ishte ndryshe, mora vendimin të mos luaja, por e kisha të qartë se nuk doja të tërhiqesha. U stërvita vetëm dhe ishte e vështirë, por duhej të jepja 100%. Kur erdhi Fiorentina, i kisha idetë e qarta, ata janë një ekip i shkëlqyer me një histori të mrekullueshme dhe tifozë të mrekullueshëm. E dija që një ditë do të kthehesha për të konkurruar në nivelin më të lartë. U stërvita shumë, megjithëse është më e ndërlikuar kur këtë e bën vetëm. Nuk doja të tërhiqesha. Kalova 12 vite në një klub të madh si Manchester United që është ende shtëpia ime, zemra ime do të jetë gjithmonë aty. Mora oferta, por ishte e vështirë për mua të gjeja arsye për t’i vlerësuar ato, pas gjithë asaj kohe në Manchester, kështu që vendosa të ndaloja së luajturi për një moment”, u shpreh De Gea.
sfidanti.al