SHBA dominuese në kosh, Curry i dhuron të artën

SHBA-të fituan finalen e basketbollit te meshkujt, kur mposhtën Francën në një ndeshje të bukur, ku në fund Dream Team mori fitoren me rezultat 98-87. Steph Curry me 12 pikë në 2 minutat e fundit dhe një kosh 3 ikësh jashtë çdo logjike, ndihmoi SHBA në këtë sukses pavarësisht se Franca zhvilloi një ndeshje të madhe. Kjo ishte edhe ndeshja e fundit e LeBron James me fanellën e vendit të lindjes ndërsa SHBA konfirmohet në fronin e olimpiadës 3 vite pas Tokjos.

sfidanti.al