Ballkani ka gjetur marrëveshjen me Alfred Mensah, sulmuesin që sezonin e kaluar ishte pjesë e Partizanit në Superiore. Kampionët nga Suhareka, e bënë të ditur firmën me lojtarin ganez nëpërmjet një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në rrjetet sociale. Një përforcim shumë i rëndësishëm ky për Ballkanin që pret të nisë sezonin e ri dhe që gjithashtu vijon garën në Conference League, aty ku përballet me iralndezo-veriorët e Larne e që u mposht në ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin 0-1. Kujtojmë se në karrierën e tij, Mensah është aktivizuar edhe me Skënderbeun ndërsa për herë të parë 25-vjeçari do të provojë një aventurë në Kosovë.
sfidanti.al