Rinis Superliga e Kosovës

Sot nisi edicioni 2024-2025 i Superligës së Kosovës. Ferizaj, skuadra që u ngjit në elitë këtë sezon e nisi javën e parë me këmbën e mbarë, ndërsa fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Feronikelit. Fitoren ekipit të Ferizajt ia dha goli i Sadriut në minutën e 45+5’ dhe autogoli i Avdylit në minutën e 51’, ndërsa për Feronikelin rrugën drejt rrjetës e gjeti vetëm Hyseni në minutën e 75’.

Pas javës së parë Ferizaj qëndron momentalisht në krye me 3 pikë, teksa Feronikeli në fund të renditjes me zero pikë. Teksa Llapi-Gjilani u ndanë në paqe në raundin e parë, duke e mbyllur takimin me barazimin 1-1. Për Llapin rrugën drejt rrjetës e gjeti Januzi në minutën e 88’, teksa për Gjilanin shënoi Bilalli në minutën e 50’. Momentalisht skuadrat renditen Llapi në vend të tretë dhe Gjilani në vend të dytë me nga një pikë.

 

sfidanti.al