E ardhmja e Myrto Uzunit mbetet e paqartë. Sulmuesi shqiptar mund të largohet nga Granada pas rënies nga kategoria, por ende nuk ka ardhur oferta e duhur. Së fundmi, mediat bëjnë me dije se Rayo Vallecano ka vendosur në pjatë 4 milionë euro, shifër kjo që konsiderohet e ulët. Kushdo që dëshiron shërbimet e Uzunit, duhet të ofrojë më shumë se 8 milionë euro. Në javët e ardhshme nuk përjashtohet mundësia e një ri-formulimi të një propozimi të ri nga Vallecano. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të shihet.
sfidanti.al