Norris: E pranoj se kam gabuar!

Lando Norris e pranon se në periudhën e fundit në Formula 1 ka gabuar në pistë. Piloti britanik i McLaren, theksoi se edhe në duelet me Max Verstappen mund të bënte më mirë dhe se ishte nxituar në deklaratat për holandezin. “Kam bërë shumë gabime në muajin e fundit apo më shumë, kam humbur mundësitë. Janë gjëra të vogla që kanë pasur pasoja të mëdha. Megjithatë, unë e ndjej se jam përmirësuar shumë në krahasim me të kaluarën. Jam një pilot më i fortë se vitin e kaluar dhe për mua kjo është pjesa më e rëndësishme”, u shpreh Norris.

sfidanti.al