Orges Shehi largohet nga Partizani

Orges Shehi nuk është më trajner i skuadrës së Partizanit. Lajmi është bërë i ditur nga klubi i kuq, pas një takimi mes palëve ku është vendosur ndërprerja e bashkëpunimit mes tyre. Në vazhdim, të kuqtë do të drejtohen nga drejtori sportiv, Arbër Abilaliaj dhe stafi teknik.

Njoftimi i klubit:

Partizani njofton mbylljen e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi. Drejtuesit dhe Shehi kanë zhvilluar një takim, në përfundim të të cilit palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre. Partizani dëshiron të falënderoj Orges Shehin  për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe në drejtimin e ekipit , duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen. Skuadra do të vijoj përgatitjet në drejtimin e Drejtorit Sportiv Arbër Abilaliaj dhe stafit teknik.

sfidanti.al