Mario Mitaj i kërkuar në Francë

Mario Mitaj është një nga lojtarët më premtues të kombëtares shqiptare dhe një nga futbollistët që spikati në kampionatin Europian 2024. 20-vjeçari shqiptar, aktualisht pjesë e Lokomotivës së Moskës në Rusi, kërkohet nga shumë klube të njohura. Ka kohë që flitet për interesin e klubeve italiane për Mitajn, por në orët e fundit kanë dalë në skenë edhe dy alternativa të tjera për mbrojtësin kuqezi. Francezët e Nantes synojnë të bëjnë të vetin talentin shqiptar, por interes për të ka shfaqur edhe Al Ittihad, skuadër që ka në përbërjen e saj yje të futbollit botëror si Benzema. Lokomotiva e Moskës kërkon 7 milionë euro për të lënë të lirë Mitajn, shifër që nuk përbën problem për klubin arab.

sfidanti.al