Vincent Kompany ka publikuar listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion në Korenë e Jugut, ku Bayerni pritet të bëjë turne në ditët në vijim. Ndeshja e parë miqësore prestigjioze kundër Tottenhamit është caktuar të shtunën, në orën 13:00. Do të jenë 26 lojtarë, duke përfshirë 8 nga ekipet e të rinjve: këta janë Mathys Tel (19 vjeç), dy portierët Anthony Pavlesic (18 vjeç) dhe Max Schmitt (18 vjeç), mbrojtësi i krahut, Adam Aznou (18 vjeç), mesfushorët Noel Aseko Nkili (18 vjeç), Javier Fernandez (17 vjeç) dhe Adin Licina (17 vjeç), dhe në fund sulmuesi i sapo nënshkruar, Nestory Irankunda (18 vjeç).
Ish-lojtari i Frosinones, Arijon Ibrahimovic është jashtë (ai ka luajtur në huazim sezonin e kaluar) dhe nuk do të mund të paraqitet nën urdhrat e trajnerit të ri, Vincent Kompany, për shkak të një dëmtimi: ai pësoi një çarje në muskulin e kofshën e pasme të majtë gjatë stërvitjes. Dihet tashmë se do të mungojnë disa lojtarë që morën pjesë në Evropian, mes të cilëve edhe Harry Kane, i cili po shijon pushimet më të gjata për shkak të mbërritjes së tij në finalen e turneut të Gjermanisë.
sfidanti.al