Paris 2024, noti pa rekorde

Garat e notit në Lojërat e Parisit kanë dhuruar emocione, por jo rekorde botërore. Në katër ditë gara kohët e regjistruara janë më të larta krahasuar me trendin sezonal. Çfarë po ndodh? Dikush thotë që fajin e ka thellësia e pishinave, por federata botërore e notit ka sqaruar që thellësia është 2.2 metra. Dikush tjetër mendon që pishinat e Parisit favorizojnë kryesisht notarët e gjatë kundrejt atyre muskulozë. Sipas trajnerit italian Stefano Morini, që udhëhoqi drejti arit olimpik më 2016 Gregorio Paltrinierin, dhe tani stërvit brazilianin Kosta, “dallgët shpërndahen mirë, edhe pse në stil bretkosë dukej sikur nuk do të mbaronin kurrë, ndërsa në stilin e lirë nuk janë parë efekte të kundërt”.

Atëherë, çfarë po ndodh me notin e mbushur përherë e më tepër me kolosë? Morini thotë se “pishina është njësoj për të gjithë. Mos të harrojmë që në Lojëra ka më tepër testime antidoping, më duken të gjithë më normalë. Më shumë shoh notarë të stresuar për shkak të sikleteve në fshatin olimpik, për transportin, ndërkohë që në Lojëra ka më pak komoditet krahasuar me botërorin apo me garat e tjera”. Ndërkohë, sa për të mbajtur paksa anën e Parisit për mungesën e rekordeve botërore në not, tre vjet më parë në Tokio u vendosën vetëm dy rekorde të rinj.

sfidanti.al