Egnatia është gati për aktin e kthimit, me objektivin e qartë për të kaluar në raundin e tretë të Conference League. Të fortë falë fitores 1-0 të arritur në transfertë përballë Vikingur Reykjavik, djemve të Edlir Tetovës do t’ju mjaftojë edhe një barazim për të kaluar, por në kampin rrrogozhinas e dinë mirë se kjo do të ishte një qasje e rrezikshme, dhe do të futen në fushë për ta fituar dhe takimin që do të luhet këtë të enjte në Loro Borici, aty ku përvec tifozëve rrogozhinas shpresojnë të kenë edhe mbështetjen e publikut shkodran në një sfidë të arenës ndërkombëtare.
Skuadra është përgatitur në maksimum për të bërë më të mirën, me Presidentin Demrozi që ka vendosur edhe një premio për kualifikimin. Egnatia vjen në këtë sfidë vetëm pak ditë pas miqësores së lluksit me Napolin, por gjithsesi i gjithë përqëndrimi ka qenë te sfida e kësaj të enjteje, me Egnatian që synon të shkruajë një tjetër faqe të artë të historisë, duke shkuar në grupet e Conference League. Sfida në Islandë ndërkohë ka shërbyer për të forcuar ndërgjegjësimin në forcën e skuadrës, pavarësisht largimeve që ka sjellë ky sesion i merkatos, me Egnatian që gjithsesi ka ruajtur strukturën e lojës së bukur dhe harmonizimit, gjithsesi trajneri Tetova dhe presidenca të vetëdijshëm se ajo që mund të dëmtojë Egnatian në këtë takim është mendjemadhësia, kanë kërkuar mobilizimin maksimal të të gjithë skuadrës për një tjetër fitore përballë publikut vendas.
sfidanti.al