Adrian Newey dukej shumë afër një mbërritjeje të bujshme te Ferrari. Inxhinieri është më i kërkuari në tregun e botës së Formula 1. Pasi kishin siguruar shërbimet e Lewis Hamilton, duke nisur nga viti i ardhshëm, në Maranello po mendonin edhe për të afruar kampionin e teknikëve, Newey. Por, negociatat u ndërprenë dhe skuderitë e tjera u përpoqën të bënin përpara për 65-vjeçarin, i cili do të largohet nga Milton Keynes duke filluar nga 1 Prilli i 2025-ës. Problemi mesa duket nuk është ekonomik, me Newey që do të përfitonte rreth 10 milionë dollarë në sezon. Në fakt, inxhinieri ka kërkuar të sillte me vete një grup të madh besnikësh për të realizuar projektet e tij. Grupi përbëhej prej rreth njëzet personash të nivelit të lartë. Me një rritje eksponenciale të kostove për Ferrarin dhe duke menduar edhe për shpenzimet për makinën e vitit të ardhshëm, këta të fundit kanë menduar për të bllokuar negociatat me Newey, pasi ky operacion do të rëndonte arkat e të kuqve.
sfidanti.al