Albian Hajdari drejt Torinos

Torino ka zgjedhur një shqiptar për të zëvendësuar Alessandro Buongiornin, i cili pak ditë më parë vendosi të transferohet te Napoli i Antonio Contes. Klubi “Granata” po negocion me Luganon për të transferuar në Torino 21-vjeçarin Albian Hajdari, futbollist me origjinë shqiptare, por i lindur dhe rritur në Zvicër. Albian Hajdari është rritur në akademinë e Baselit dhe për dy sezone ka qenë pjesë e të rinjve të Juventusit, teksa sezonin që lamë pas shkëlqeu në Superligën e Zvicrës, ku veshi fanellën e skuadrës së Luganos.

sfidanti.al