Eleminimi i Egnatias nga Borac Banja Luka është një lajm i hidhur jo vetëm për klubin dhe tifozët rrogozhinas por edhe për gjithë futbollin shqiptar. 210 minuta kundër kampionëve të Bosnje Hercegovonës për t’u larguar nga Champions League me penallti, është tregues i faktit se futbolli shqiptar ndodhet në një situatë të paqartë. Kampionët e Shqipërisë, dominues të futbollit tonë sezonin e kaluar janë barometri matës i forcës së klubeve në Superiore që mesa duket ka bërë një hap të madh pas. Mungesa e një lojtari në Kombëtare ishte sinjali i parë ndërsa eleminimi nga Champions League prej një rivali shumë të kalueshëm në letër, duhet të shërbejë si një këmbanë shumë e fortë alarmi për të ardhmen. Shqipëria dhe shqiptarët nuk arrijnë të prodhojnë futboll modern apo emra premtues ndërsa sot nuk mund të krahasohemi as me futbollin boshnjak dhe për këtë dikush duhet të mbajë përgjegjësi.
Nga Pirro Bardhyli