Napoli, Conte: Kvaratskhelia mbetet, jam kategorik

Në ditën e prezantimit të Antonio Contes te Napoli, trajneri i ri italian në mënyrë të pashmangshme foli edhe për merkaton. Çështjet që lidhen me të ardhmen e Di Lorenzo dhe Kvara janë temat kryesore:

“Para se të flisja për kontratat apo aspektet ekonomike, doja vetëm një siguri: të vendosja se kush do të qëndronte dhe kush do të mund të merrte rrugë të tjera jashtë Napolit. Unë isha kategorik. Di Lorenzo është një top lojtar. Osimhen? E di si është situata, por e përsëris se kam vendosur veto absolute për Lobotka, Anguissa, etj. Mirëpo, me Osimhen është një situatë tjetër, ka marrëveshje të mëparshme që më janë thënë dhe të cilat i kam pranuar. “Mbetet Kvara, kam qenë shumë kategorik për këtë, nuk do të doja të ishte ky refren në të ardhmen. Nuk është lajm që po jap, presidenti e dha i pari”.

 

sfidanti.al