Olise zyrtarisht i Bayern Munchen

Michael Olise është futbollist i Bayern Munchen. Klubi bavarez ka zyrtarizuar afrimin më të ri, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Mesfushori 22-vjeçar vjen në gjermani pas një eksperience te Crystal Palace, teksa në sezonin e fundit u aktivizua në 19 ndeshje. Bayernit, i kushtoi ky operacion diku te 60 milionë paund, ndërsa transferimi i Olise ka ardhur nga këmbëngulja e trajnerit Kompany.

sfidanti.al