Lebron, ndoshta më i miri i të gjitha kohëve në raundin e parë!

Majkëll Xhordan shënonte më shumë, por ndoshta Lebron Xhejms mundtë matet me të. Ylli i Klivlendit besohet se është në konkurrim në distancë me legjendën e dikurshme të Çikagos për paraqitjet në plej of. Saktësisht për ato në raundin e parë. Pas eleminimit të Indianës me shifrat 4-0, Xhejms ka 21 fitore radhazi në këtë fazë të plej ofit, më shumë se kushdo tjetër. Rekordi i Xhordanit ishte 11.

Në 12 sezone, Lebron nuk ka humbur asnjë ndeshje të raundit të parë, ndërsa bilanci total është 48 fitore e 7 humbje. Ai ka shënuar mesatarisht 29 pikë për ndeshje, ka 8.8 topa në tabela për ndeshje dhe 6.9 asistë. Xhordan ishte më lart, me 37 pikë për ndeshje, 6.2 topa në tabela dhe 5.8 asistë. Natyrisht, ylli i Kavaliersit kërkon më shumë se kaq, ai dëshiron titullin e katërt kampion (Xhordan ka 6).

“Nuk është e lehtë, – tha ai, – konkurrimi është shumë i fortë, duhet të jesh në nivelet më të larta në çdo moment, fizikisht dhe mendërisht dhe ndihem i bekuar që jam në këtë pozicion për të fituar dhe për të ndihmuar skuadrën”.

Sfidanti.al