Serie A, tre klube në garë për Shpendin

Sulmuesi shqiptar Kristian Shpendi, autor i 20 golave në kampionatin e kaluar me Çezenën në Serinë C, ka përfunduar në shënjestrën e shumë klubeve që militojnë në elitën e futbollit italian. Fiorentina, Empoli dhe Leçe kanë shfaqur interes për sulmuesin shqiptar, që duket se ashtu si binjaku i tij Stiven, shumë shpejt do të luajë në Serinë A. Kristian Shpendi është pjesë e kombëtares U21 të Shqipërisë, me të cilën ka luajtur 7 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.

sfidanti.al