“Autogoli” protagonist në Euro 2024

Franca e di diçka pasi 2 nga 3 golat e shënuara prej tyre në Euro 2024 janë autogola. Është pikërisht autogoli, italianët e dinë mirë po ashtu pasi kujtojnë atë të Calafiorit kundër Spanjës, protagonisti i madh i këtij turneu. Janë shënuar 9 deri para dy ndeshjeve të fundit të 1/8, rekordi është 11, i vendosur në edicionin e fundit, atë të vitit 2021, por është e lehtë të imagjinosh se europiani i këtij viti do ta thyejë këtë kryesim. E nisi gjermani Rudiger, që i shënoi Neuer në ndeshjen kundër Skocisë, pastaj Harnac, i Republikës Çeke kundër Portugalisë. Austriaku Wober, shënoi në portën e tij duke i lejuar Francës të fitojë ndaj skuadrës së Ralf Ragnick.

I paharrueshëm edhe për ne shqiptarët, ai i Gjasulës në ndeshjen kundër Kroacisë. Italiani Calafiori nxori jashtë loje një Donnarumma monumental ndaj Spanjës, sërish në favor të Portugalisë erdhi edhe autogoli i turkut Akyadin, ndërkohë që holandezi Malen bëri që të festojnë lojtarët e Austrisë. Spanjolli Le Normand i krijoi iluzione Gjeorgjisë, para se Spanja të shëntonte katër. I fundit në rend kronologjik ishte ai i Vertonghen, pesë minuta para skadimit të kohës së rregullt, mbrojtësi devijoi në portën e tij një gjuajtje jo dhe aq të parezistueshme të Kolo Muani, episod që vlejti biletën e çerekfinaleve për Francën dhe eleminimin për Belgjikën.

Jemi në kuotën e 9 autogolave, dhe duke marë në konsideratë edhe 11 autogolat e 2021, e dhëna interesante është që 67% e autogolave në historinë e europianëve, janë shënuar në 2 edicionet e fundit. Me shumë sulmues të bllokuar dhe skuadra që hasin vështirësi, janë shpesh autogolat që zgjidhin problemet. E vështirë t’i japësh një shpjegim kësaj tendence që tanimë është kthyer në një fakt. Në 2016 u shënuan vetëm 3 autogola, në 2012 vetëm 1. Asnjë autogol në 2008, në 2004 vetëm, një e po ashtu po kaq edhe në 2000 dhe në 1996 e largët.

sfidanti.al