Inter merr lajmin e keq për mbrojtësin Buchanan

Lajme të këqija për Interin vijnë nga Copa America, aty ku mbrojtësi kanadez Tajon Buchanan ka pësuar një dëmtim të rëndë, që pritet ta mbajë larg fushave për disa muaj. Futbollisti i talentuar, që iu bashkua Interit në janarin e këtij viti, u largua me ambulancë nga qendra stërvitore e Kanadasë, pasi pati një përplasje me një nga shokët e skuadrës, ku edhe pësoi një dëmtim në gju. Klubi zikaltër është vënë në dijeni për dëmtimin dhe mjekët e Interit po bashkëpunojnë me ata të Kanadasë, për të ndjekur dhe përcaktuar strategjinë e rikuperimit. Ende nuk dihet nëse do të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, teksa gjasat janë që Buchanan të mungojë 4-5 muaj dhe të rikthehet vetëm në fillim të vitit 2025. Natyrisht një lajm aspak i mirë për Interin, por edhe për Buchanan, që në javët e fundit të sezonit nisi të marrë më shumë hapësira në fushë dhe madje gjeti edhe golin e parë me fanellën zikaltër.

sfidanti.al