Bayern Munich po mendon për sezonin e ardhshëm, teksa revolucioni nisi me emërimin e trajnerit Kompany, por drejtuesit bavarezë janë ende në kërkim të emrave të rinj për të përforcuar skuadrën. Mediet franceze raportojnë se rekordmenët e futbollit gjerman kanë arritur akordin me talentin holandez, Xavi Simons që është në pronësi të Paris Saint-Germain. Jo vetëm kaq, por gjithashtu është raportuar se klubi bavarez dhe lojtari janë dakordsuar edhe për kushtet financiare, me Simons që ka pranuar ofertën me 6 milionë euro bruto në vit, por së bashku me bonuset ajo mund të shkojë nga 10 deri në 12 milionë euro. Ndërkohë po nga Franca bëjnë me dije se dakordsimi mes palëve është arritur, teksa tani mbetet për tu bindur edhe Paris Saint-Germain.
Simons ishte në formë huazimi sezonin e kaluar te Leipzig dhe bëri përshtypje me formën e tij, 10 gola në 43 ndeshje, teksa parizienët dëshirojnë të presin përfundimin e EURO2024 për të vendosur përfundimisht çmimin e kartonit, me lojtarin që është I grumbulluar me Holandën. Tashmë, topi kalon te drejtuesit francez, që kanë për detyrë të vendosin nëse do të fitojnë para nga transferimi përfundimtar i holandezit duke pranuar ofertën e Bayern-it apo do të zgjedhin një tjetër huazim të Simons.
sfidanti.al