Zvicra sfidon anglezët në Europian, në ndeshjen që do luhet vetëm pas pak ditësh. Lajme të këqija vijnë nga kampi i zviceranëve, teksa së fundmi ka shfaqur probleme Granit Xhaka. Për mesfushorin me orgjinë shqiptare ende nuk dihet nëse do jetë apo jo në fushë, e vërteta do të mësohet vetëm pas analizave mjekësore përkatëse.
“Ne praktikuam gjuajtjet e penalltive para ndeshjes me Italinë. Në përpjekjen time të parë ndjeva diçka në kofshën e majtë. Kjo është arsyeja pse unë anashkalova stërvitjen të enjten. Të premten në seancën e fundit stërvitore gjithçka ishte sërish mirë. Por në lojë, ndaj Italisë e ndjeva sërish pas 15 minutash. Fatmirësisht kemi mjekë shumë të mirë që më dhanë diçka për të. Isha në gjendje të luaja të gjithë ndeshjen më pas, gjë që ishte e rëndësishme për mua. Do tí nënshtrohem një rezonace magnetike për të parë saktësisht se çfarë kam. Por unë kam shtatë ditë tani për të trajtuar gjithçka”, tha ai.
Ndërkohë, në kampin anglez frika më e madhe është për mungesën e mundshme të Jude Bellingham, në hetim nga UEFA për gjestin e pahijshëm pas golit të barazimit me Sllovakinë.
sfidanti.al