Illie Nastasse ne vorbullen e polemikave; rrezikon ndëshkim për fyerje…

Illie Nastasse, legjenda rumune e tenisit botëror u bë protagonist negativ ditët e fundit për deklaratat e tij me natyre raciste ndaj Serena Williams. Pas publikimit të lajmit për shtatzëninë e tenistes amerikane, Nastasse nuk ngurroi të lëshojë fjalët më diskriminuese në drejtim të numrit 1 të botës gjatë një konferencë shtypi në prag të sfidës mes Rumanisë e Britanisë në playoffin e Fed Cup. ‘Të shohim se cfarë ngjyre do të jetë ky fëmijë. Qumësht me cokollatë?-tha 70 vjecari Nastasse. Por jo vetëm kaq, Nastasse nuk i kurseu fyerjet as ndaj tenistets britanike Johanna Konta në ndeshjen me Cirstean e cila u largua mes lotëve nga fusha për t’u kthyer pasi u qetësua për të fituar më pas ndeshjen 2-0, ndërkohë që Nastasse u largua nga tribuna. Federata Ndërkombëtare e Tenisit vendosi të hapë hetimet për këtë sjellje të rumunit dhe pritet të marrë masa disiplinore ndaj tij.

sfidanti.al