Antonio Konte, edhe një herë tjetër, u tregua më i zgjuar sesa Maurisio Poketino i Totenhem Spursave dhe e çoi Celsin e vet në finalen e FA Kupës së Anglisë, pasi “blutë”, në një ndeshje thriler, të zhvilluar, në “Stemford Brixh”, fituan 4-2 ndaj spursave. Strategu italian nuk i kurseu lavdërimet, mbas ndeshjes, në adresë të kundërshtarit të vet, Totenhem, për të cilin ai vuri në dukje se është superfuqia e re në futbollin anglez.
“Totenhemi, tani, ka arritur në majë të futbollit anglez dhe askush nuk ka të drejtë më ta konsiderojë atë autsajder (pa pretendime). Ky ekip ka punuar me këmbëngulje, gjatë tri viteve të fundit, dhe, aktualisht, ndodhet në formën më optimale të sezonit. Është viti i dytë që Totenhemi lufton për titull në Premier Ligë dhe, tani, ndodhet në katërshën më të mire, si në FA Kupë, ashtu edhe në kampionat. Sa na përket neve, ne duhet ta mbyllim sezonin në mënyrën e dëshiruar. Ne nuk duhet ta lëshojmë veten në asnjë mënyrë dhe duhet të vazhdojme me forcë deri në fund të zezonit”, tha trajneri italian. Në finale të FA Kupës, Celsi do të ketë pëballë Arsenalin.
sfidanti.al