Keidi Bare largohet nga Espanjoli

Keidi Bare largohet nga Espanjoli. Me anë të një postimi në rrjetet sociale mesfushori shqiptar njofton se aventura e tij me klubin spanjoll ka përfunduar. 26-vjeçari në sezonin e fundit luajti 39 ndeshje, ku dhuroi 3 asiste, ndërsa nuk provoi shijen e golit. Në postimin e bërë, Bare falenderon të gjithë për mbështetjen, gjatë gjithë këtyre viteve. Bare luajti për 4 sezone me Espanjolin, madje sezonin e fundit ishte një nga protagonistët e rikthimit të skuadrës në LaLiga. Mesfushori nuk u grumbullua nga Silvinjo në Euro 2024.

sfidanti.al