“Në “Olimpiastadion” të Berlinit (po, ai i finales së Kupës së Botës FIFA 2006…), Italia dhe Zvicra janë gati të dalin në fushë. Do ta shikoj ndeshjen me vëmendje të veçantë. Unë jam Italian. Unë jam zviceran. Unë jam president i FIFA-s por mbi të gjitha jam tifoz futbolli. Me kalimin e viteve, kam parë disa ndeshje mes Italisë dhe Zvicrës, madje edhe në nivelin Under 21, në çdo rast, jam shumë i qetë për ndeshjen që do të luhet, sepse e di kë të mbështes: unë do të bëj tifo për arbitrin. Sepse unë jam presidenti i FIFA-s. Sepse jam italian. Sepse jam zviceran, por mbi të gjitha sepse jam tifoz futbolli”, ka shkruar presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
sfidanti.al