Juventus vazhdon marshimin, hakmarrje me 4 gola ndaj Xhenoas

Një ekip kishte guxuar ta mundte  duke i shënuar 3 gola dhe Juventusi nuk e harroi. Ai ekip ishte Xhenoa, skuadra që vizitoi “stadiumin-fortesë” të Torinos dhe u mund 0-4. Nuk mund të ndodhte ndryshe ndaj kampionëve të Italisë që po shkojnë drejt titullit të radhës, dhe që pak ditë më parë eleminuan jashtëtokësorët e Barcelonës.

Tashmë, askush nuk habitet për sukseset e skuadrës së trajnerit Alegri që kryeson Serinë A me 83 pikë, plot 9 më shumë sesa Roma që do të luajë këtë të hënë. Ndaj Xhenoas, golat u shënuan nga Munjoz (autogol), Dibala, Manxhukiç dhe Bonuçi, ndërsa Higuain këtë herë bëri pushim.

Sfidanti.al