Inter, mbyllet aventura e Piolit; Conte, Simeone  e Spalletti kandidatë për stolin

Humbja ndaj Fiorentinës duket se i dha fund përfundimisht aventurës së Stefano Piolit në pankinën e Interit. Në fund të sezonit, nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë të madhe, trajneri Italian do të largohet nga drejtimi I klubit milanez, gjë që shtyn drejtuesit e Interit që të nisin kërkimet për teknikun e ri të skuadrës. Tre janë kandidatët e preferuar të Suning dhe në krye të listës qëndron Antonio Conte, ndërkohë që alternativa janë edhe Diego Pablo Simeone e Luciano Spalletti. Për të arritur te Antonio Conte, Interi do ta ketë shumë të vështirë pasi italiani duket se nuk dëshiron largimin nga Londra dhe Premier League, ku duket se gjërat po i shkojnë jashtëzakonisht mirë. Për këtë arsye, fitojnë shumë pikë kandidaturat e Simeones dhe Spallettit. Argjentinasi është gati të largohet nga Atletico Madrid pas 6 vitesh të përjetuara në intensitet të plotë dhe dëshira e tij është që të japë lamtumirën me finale e tretë në Champions në 4 vitet e fundit. Ndërsa përsa I përket Spallettit, tashmë divorci me Romën është një fakt I kryer duke parë edhe diferencat e kruijuara mes tij dhe drejtuesve të klubit.

Sfidanti.al