Strakosha drejt AEK-ut të Athinës

AEK i Athinës po avancon me planifikimin për sezonin e ardhshëm. Një pozicion për të cilin kërkon përforcime është ai i portierit. Në fakt,  po shqyrton një rast interesant, thuhet në mediat greke. AEK po bisedon me Thomas Strakoshën. Portieri 29-vjeçar i përket Brentfordit, me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2026. Në fakt Panagiotis Kone duket se ka marrë përsipër çështjen dhe po flet drejtpërdrejt me portierin kuqezi. Portieri 29-vjeçar është te Brentford që nga vera e vitit 2022, kur u largua nga Lacio si transferim i lirë. Në dy vitet e fundit në Angli ka tetë paraqitje.

sfidanti.al