Kombëtare me ritëm europiani edhe ndaj Azerbajxhanit

Kombëtarja shqiptare, triumfoi 3-1 ndaj Azerbajxhanit, në ndeshjen e fundit miqësore, para Europianit. Bajrami zhbllokoi sfidën në minutën e 12-të, ndërsa në pjesën e dytë shënuan Manaj në minutën e 82-të dhe Laçi në minutën e 88-të. Golin e vetëm për Azerbajxhanin e realizoi Gurbanli në minutën e 90-të. Kjo ishte miqësorja e fundit para Europianit, aty ku Shqipëria do të jetë në grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.


sfidanti.al