Drejtuesit e PSG marrin vendimin për Donnarummën

Gianlugi Donnarumma dhe Paris Saint-Germain përgatiten për të vijuar bashkëunimin përtej verës së vitit 2026, atëherë kur edhe skadon kontrata e portierit italian. Raporti i shkëlqyer i gardianit që së fundmi u zgjodh edhe si “Portieri më i mirë i sezonit në Ligue 1”, me drejtuesit parizienë është i shkëlqyer dhe pritet që Donnarumma të rinovojë deri në vitin 2028, teksa rroga do të variojë deri në 12 milionë euro në sezon, pak a shumë në të njëjta ujëra që është aktualisht. Kjo marrëveshje do të mbyllet përpara startit të Europianit me 25-vjeçari që në këtë formë me kontratën e re në xhep, mund të fokusohet totalisht te Italia me të cilën i duhet të mbrojë titullin e Euro 2020. Donnarumma u transferua në Francë te PSG nga Milani në vitin 2021 dhe prej atij momenti është shndërruar në një prej lojtarëve më të vlerësuar për kryeqytetasit duke u konsideruar në një titullar konstant.

 

sfidanti.al