Lewis: Fury duhet të konsiderohet më i miri nëse mund Joshua

Ish-boksieri i njohur britanik Lenox Lewis është i mendimit se Tayson Fury nuk duhet që të konsiderohet si më i miri nëse mposht Oleksandr Usyk. Ndeshja, e cila do të mbahet të shtunën në Arabinë Saudite, nuk është vendimtare sipas Ljuis për statusin e Furit në botën e boksit. Në prag të këtij dueli vetë Furi ka thënë se nëse triumfon edhe ndeshjen e radhës atëherë do të jetë ai më i miri në historinë e kësaj disipline. Këto fjalë nuk i mbështet Lewis, sipas të cilit boksieri në fjalë duhet të bëjë ende më shumë për të merituar këtë status. “Mendoj se për të qenë më i miri i këtij sporti duhet që të bëjë diçka më shumë. Duhet të ndeshet me Entony Joshua”, tha Lenox Lewis.

sfidanti.al