PSG, pasardhësi i Mbappe vjen nga Anglia

Paris Saint-Germain dyshohet se ka caktuar sulmuesin e Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta, si pasues të mundshëm të Kylian Mbappe për sezonin e ardhshëm. Të premten e kaluar, Mbappe konfirmoi se do të largohet nga parisienët në fund të kontratës së tij në qershor. Ai pritet të transferohet te Real Madrid. Tani, sipas The Sun, Crystal Palace rrezikon të humbasë katër yje në merkaton e verës. Michael Olise, Eberechi Eze dhe Adam Wharton janë lidhur respektivisht me Manchester United, Tottenham dhe Bayern Munich. Ndërkohë, Mateta është shfaqur si objektivi kryesor i PSG-së, i cili do të jetë pa ish-yllin e Monacos për herë të parë në shtatë vjet sezonin e ardhshëm. Ai konsiderohet si një lojtar që mund të bëjë hapin e madh pas paraqitjeve të mira në këtë sezon. Mateta, i cili u largua nga Mainz për t’u bashkuar me Crystal Palace në janar 2021, ka qenë në formë të shkëlqyer kohët e fundit. 26-vjeçari ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë një asist në 15 ndeshjet e tij të fundit në Premier League këtë sezon.

 

sfidanti.al