Biletat e “Final Four”, tifozët ankohen për çmimet e larta

Prej ditësh vijon shitja e biletave të gjysmëfinales së sotme. Në sektorin “N” do të vendosen tifozët e Partizanit, ndërsa sektori “S” është i rezervuar për tifozët e Skënderbeut. Në tribunën kryesore, sektorët janë në dispozicion të tifozëve të Partizanit, ndërsa në sektorët W105, W106 dhe W107 do të vendosen tifozët e Skënderbeut.

Të gjitha tribunat e tjera në stadiumin “Air Albania” do të jenë të përziera. Biletat për të dyja ndeshjet e “Final 4” mund të blihen “online” në “ebileta.al”, si edhe në pikat fizike pranë stadiumit “Air Albania” dhe stadiumit “Selman Stërmasi”. Biletat për këtë ndeshje nisin nga 1 mijë lekë të reja pas portave dhe 2 mijë lekë në tribunën përballë. Këto çmime të vendosura nga FSHF-ja, si organizatore e gjysmëfinaleve, kanë hasur pakënaqësi të tifozëve të të dyja krahëve. Në rrjetet sociale kanë qenë të shumta komentet që i kanë quajtur çmimet e vendosura si të ekzagjeruara. Të tilla shifra i kemi parë vetëm në ndeshjet e Kombëtares.

 

sfidanti.al