Jerzy Dudek, një nga njerëzit më të rëndësishëm të Liverpool në suksesin e finales së Stambollit përballe Milanit në Champions League, rrëfen ish-trajnerin Rafael Benitez ku me jo pak doza kriticizmi nxjerr në pah anët e errëta të spanjollit:
“Do ta kisha goditur me grusht pasi zgjodhi të luante titullar me Reinan por nuk e bëra sepse mendova çfarë pasojash do të kisha edhe pse një zë në kokë këmbëngulte që ta bëja atë gjest. Të godasësh trajnerin pak muaj pasi ke fituar Champions League sigurisht që nuk është pozitive për CV-në, e për fat të mirë edhe pse isha i xhindosur, arrita të mos e bëja gjestin. Më pas shkova te Real Madrid. Benitez e kupton shumë futbollin por nuk di të sillet me njerëzit. Ai është i ftohtë dhe jo njerëzor e mendon vetëm për interesat e tij, por kjo nuk e ka penguar të jetë një trajner gjenial. Mourinho e respekton më shumë dhomën e zhveshjes, ka karizëm dhe flet me lojtarët duke i shtyrë të kuptojnë kërkesat që ai ka ndërsa në krahun tjetër, Benitez krijon gjithmonë probleme me grupin. Kur bëhet fjalë për të marrë vendime, ai vendos gjithmonë një mur mes tij dhe lojtarëve. Ka pasur probleme edhe me Gerrard që në dy raste ishte shumë pranë largimit nga Liverpool vetëm për shkak të tij”.