Reali dhe Juventusi janë favoritë, por Championsi është mister!

Pritet Real Madrid-Juventus finalja e Ligës së Kampionëve në stadiumin Municipal të Kardifit, pas shortit të hedhur sot. Madrilenët e mëdhenj do të luajnë ndaj madrilenëve të vegjël të Atletikos në gjysmëfinale, ndërsa italianët do të kenë përballë Monakon. Parashikuesit kanë bërë gati skemën dhe kanë dhënë arsyetimet, ku shkëlqejnë potencialet e skuadrave të Zidanit dhe Alegrit.

Nëse flitet për Monako-Juve, kemi parashikimin e njërit prej drejtuesve montekarlas, ish-lojtarit Lydovik Zhyli. “Nuk kemi asgjë për të humbur dhe jemi krenarë që mund të matemi me një skuadër shumë të fortë si Juventusi, – tha ai, – në këtë moment, jemi ekipi që fluturon mbi re. Forca jonë është talenti i madh, edhe pse në moshë të re, struktura e fortë e klubit dhe një trajner shumë i mirë”.

Zv. Presidenti Vadim Vasiljev kujton atë që ndodhi dy vjet më parë. “Luajtëm dy vjet më parë ndaj Juves dhe ata janë rritur, ashtu si edhe ne, – tha rusi, – do të kërkojmë revanshin, por shpresoj që gjykimi të jetë i një niveli të lartë, jo si atëherë kur u favorizua Juvja”. Nga Juventusi flet Pavel Nedved. “Ata janë të rinj dhe vrapojnë shumë, pra Monako është një skuadër e ndërlikuar”.

Në derbin e Madridit, Championsi ka qenë “pronë” e Realit, që është ka fituar dy finale dhe është kualifikuar një herë në 2015. Këtë thekson edhe trajneri i Atletikos, Simeone: “Reali për ne është bërë një makth, por gjithçka do të nisë që nga moment kur Ronaldo shënoi penalltinë e fundit”.

Sfidanti.al