Barcelona ka njoftuar edhe zyrtarisht sot (e enjte) marrëveshjen mbi rinovimin e kontratës së qendërmbrojtësit të talentuar, Pau Cubarsi. Mbrojtësi spanjoll ka vendosur firmën në letër mëngjesin e kësaj të enjte në një ngjarje ku mori pjesë edhe presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta dhe drejtues tjerë si Rafa Yuste, Joan Soler dhe Anderson Luis de Souza “Deco”. Cubarsi ka nënshkruar një kontratë të re trevjeçare, teksa klubi nga Camp Nou i ka vendosur edhe një klazuolë të lartë. “FC Barcelona dhe Pau Cubarsi kanë arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratën e qendërmbrojtësit me klubin deri më 30 qershor 2027. “Klauzola e blerjes së lojtarit është vendosur në 500 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.
sfidanti.al