Klasikja luhet në “Air Albania”

Tirana do të luajë ndeshjen e fundit në shtëpi të mërkurën në orën 16:00 ndaj Vllaznisë. Takimi do të luhet në “Air Albania”, ndërsa klubi shpreson që sfida të jetë e ndjekur nga një numër i madh tifozësh. Tirana dhe Vllaznia në këtë sezon kanë janë përballur tre herë. Dy herë kanë fituar shkodranët dhe një herë bardheblutë. Golavarazhi është 4-2, ndërsa e veçanta qëndron se sfidat janë luajtur në Kukës, Shkodër dhe “Selman Stërmasi”. Këtë herë do të luhet në stadiumin “Air Albania”. Tirana vjen pas dy humbjeve në kampionat.

sfidanti.al