Champions, Real-Bayern i besohet polakut Marciniak

Ndeshja e kthimit mes Realit dhe Bajernit i është besuar arbitrit polak Szymon Marciniak. Për 43-vjeçarin kjo nuk do të jetë hera e parë që do të arbitrojë ndeshje ku luajnë skuadrat në fjalë. Bajerni është arbitruar plot tre herë më parë nga 43-vjeçari. Në sezonin 2015-2016 ai ka arbitruar çerekfinalen e parë mes Bajenit dhe Benfikës (ndeshje e mbyllur në favor të ekipit bavarez, 1-0). Sezonin pasardhës polaku arbitroi përsëri Bajernin në një ndeshje të vlefshme për Grupin D të zhvilluar në Spanjë. Atletiko Madrid e fitonte atë takim 1-0. Marciniak ka qenë gjyqtar edhe i një tjetër ndeshjeje mes Bajernit dhe Benfikës. Edhe në këtë takim të sezonit 2021-2022 të vlefshëm për Grupin E bavarezët fituan me shifrat 5-2. Sa u përket precedentëve të polakut me Realin janë plot shtatë. Prej tyre Reali ka fituar dy, barazuar po dy dhe ka humbur tre. Vitin e kaluar ai ka gjykyar Realin në humbjen e gjysmëfinales së kthimit me Mançester Sitin në shifrat 4-0. Në sezonin 2021-2022 ai ka abitruar çerekfinalen e kthimit mes Realit dhe Çelsit, të fituar nga klubi londinez në kohën shtesë me shifrat 3-2. Polaku ka qenë arbitër i finales së Superkupës së Europës në 2018-2019 edhe kjo ndeshje e përfunduar pas kohës shtesë e fituar nga Atletiko Madrid me shifrat 4-2. Fitoret e Realit me Marciniak si arbitër janë ato përballë Romës (2014-2015) dhe Sherif Tiraspolit (2021-2022).

sfidanti.al